TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas akuzave të Partisë Demokratike në drejtim të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi lidhur mos futjen e propozimit të opozitës për vettingun politikë, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.
Nga qyteti i Fierit Gramoz Ruçi tha se drafti tashmë ka ardhur në Kuvend dhe ka hyrë në faqen zyrtare.
Gramoz Ruçi la të hapur mundësinë e rrëzimit të draftit që në komisionet parlamentare, duke thënë se është herët për të dhënë verdikt nëse ligji miratohet apo jo.
Deklarata e Ruçit:
Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancën e parlamentit. Është futur në programin e Kuvendit.
Është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy jave nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim.
Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin. TPZ.AL