TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Media britanike "Daily Mail", ka publikuar një video, ku shfaqen të rinjtë e pasur të Shqipërisë, të cilët ekspozojnë shuma të mëdha parash në cash, orë të shtrenjta dhe makina super luksoze. "Të rinjtë e pasur shqiptarë, shi me kartmonedha të ndryshme" shkruhet në videon e publikuar nga media britanike.
Nuk është hera e parë që mediat ndërkombëtare shkruajnë për të rinjtë e pasur të Shqipërisë, kryesisht për faktin se Shqipëria është një vend i varfër. Pamje të tilla, tregojnë jetën e një numri shumë të vogël personash, ndërsa pjesa më e madhe e të rinjve kanë vështirësi ekonomike dhe shpesh nuk përballojnë dot studimet apo shpenzime bazike në jetën e tyre.
VIDEO:
/TPZ.AL/