AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 11:49

Dogji qëllimisht 7 Dynym vreshta, kapet i riu

Dogji qëllimisht 7 Dynym vreshta, kapet i riu

Policia e Sarandës ka arrestuar 25 vjeçarin Sajmir Abduli, pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim për zjarrevënie të qëllimshme.

Sipas policisë Abduli banues në fshatin Shalë të Konispolit ka djegur në datën 12 shtator 7 Dynym vreshta në pronësi të shtetasit me iniciale A.Sh., dhe B.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.TPZ.AL