AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 09:59

Shkatërrohet banda shqiptare e prostitucionit, kapen 22 persona

Shkatërrohet banda shqiptare e prostitucionit, kapen 22 persona

Gjatë ditës së sotme policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare që merrej me prostitucion në Lombardi. Mediat italiane raportojnë për 22 persona të arrestuar për “Shfrytëzim të rëndë prostitucioni”.

Operacioni u realizua nga policia e Milanos, ndërsa kontrolli u krye në të gjithë Lombardinë, ku përfunduan në pranga 21 shqiptarë dhe një femër rumune, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet publik.

Organizata e prostitucionit shfrytëzonte vajzat për prostitucion në zonat Brianza dhe Comos.

TPZ.AL