AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 09:31

Shqiptari tmerron turistët në Itali: “Jam lajmëtar i Zotit”

Shqiptari tmerron turistët në Itali: “Jam lajmëtar i

Një 31 vjeçar shqiptar me iniciale K.B. ka tmerruar turistët në Bolonja të Italisë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ai u fut brenda bazilikës së shenjtë San Petronio e më pas thërriste me zë të lartë “Jam lajmëtari i zotit”, më pas u bë agresiv duke fyer dhe sulmuar fizikisht turistët.

Fatmirësisht ka ndërhyrë në kohë policia duke e ndaluar shqiptarin. Pas verifikimeve të policisë rezultoi se shqiptari kishte problem me depresionin.

Në polici ai tregoi se nuk kishte hyrë kot aty, por donte të jepte një mesazh të fortë, pasi ishte shumë i inatosur që njerëzit hynin në një vend të shenjtë me veshje të papërshtatshme dhe përdornin celularin.

TPZ.AL