TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Luçiano Boçi ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se po përdor mësuesit në aktivitetet e tija.
Boçi nëpërmjet profilit të “Facebook” shpjegon se mësuesit “janë selektuar dhe lajmëruar për të qenë pranë DAR-eve”.
Denoncimi i plotë:
KRYEMINISTRI QË RRËMBEN
MËSUESIT
Ka ngjarë sot!
Kryeministri ka “rrëmbyer” me zor mësuesit.
Si shkuese-ndërmjetëse ka përdorur si gjithmonë Nikollën.
Mësuesit janë selektuar dhe lajmëruar për të qenë pranë DAR-eve.
Aty janë gjendur para rrëmbimit.
I kanë marrë peng e i kanë hipur në autobusë me pahir për në Tiranë, pa asnjë njoftim të mëparshëm.
Sepse paskan një takim “të ngrohtë” me rrëmbyesin-Ramë.
Ehhhh si ka shkuar kjo punë?!
Dikur rrëmbimet bëheshin nga dashuria, tani bëhen nga urrejtja.
Nqs ka një kategori që Kryeministri e urren me shumë, këto janë mësuesit.
Çfarë nuk i ka bërë?!
E megjithatë përsëri i rrëmben.
I merr me zor t’i tregojë përrallat e mashtrimet e përvitshme. TPZ.AL