TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit ka prangosur në flagrancë 18 vjeçarin Merlino Disha teksa ky i fundit lëvizte me pistoletë në rrugët e qytetit.
Disha ishte banues në Burrel, por është arrestuar në lagjen Nr.13 të Durrësit. Në momentin e arrestimit 18 vjeçari po udhëtonte me makinë tip “Benz”.
Gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër me 3 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.TPZ.AL