AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 09:43

Mbushën qytetin me heroinë dhe kannabis, kapen 3 shpërndarësit/ EMRAT

Mbushën qytetin me heroinë dhe kannabis, kapen 3

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë tre persona për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për 42 vjeçarin Nikolin Çipi, 48 vjeçarin Sokol Shehu, si dhe 40 vjeçarin Eduart Mino, të tre banues në Berat.

Prangosja e tyre u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, në pronësi të shtetasit Nikolin Çipi, iu gjetën 8 doza (50 gramë) heroinë dhe 2 doza (6 gramë) kannabis, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Sekuestimi:

-lënda narkotike

-1 televizor dhe 1 njësi qendrore

-50 euro dhe 45.000 lekë

-5 aparate celularë dhe 1 motor “Ymaha”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Nikolin Çipi për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Organizimi i lotarive të pa lejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ndërsa për shtetasit Sokol Shehu dhe Eduart Mino për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

TPZ.AL