AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 11:22

“Për 500 euro e kthej dhe unë ***”, gjykata lë në burg Shpëtim Çekrezin, çonte vajza për prostitucion në Maqedoni

“Për 500 euro e kthej dhe unë ***”, gjykata lë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Shpëtim Çekrezin, kryetarin e Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, që siguronte vajza për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

45-vjeçari, banues në fshatin Dardhë të Librazhdit, nën emrin e një shoqate artistike punësonte vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate.