TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar 31 vjeçarin Fatjon Aliraj pasi ky i fundit tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin A.M në datën 6 gusht të këtij viti, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Aliraj ishte larguar nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar arrestimit të policisë, arratia e tij ka marrë fund ditën e sotme duke përfunduar në prangat e policisë.
Njoftimi i policisë:
“Seksioni për Krimet Kundër Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në bazë të urdhrit të ndalimit të prokurorit datë 12.08.2018, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 06.08.2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, Fatjon Aliraj ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, uniformat blu bënë ndalimin e tij për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. TPZ.AL