AKTUALITET, 6 Janar 2018, 19:26

Plas brenda mazhorancës, deputeti socialist: Gëzuar Baftjar, ca qeveritarucë...

Nuk arriti të flasë në Asamblenë e PS, por deputeti socialist Pjerin Ndreu nuk e ka mbajtur dot mesazhin që ka për qeverinë dhe atë që duhet të bëj.

Pjerin Ndreu, vetëm pak minuta më parë, duket se ka qenë shumë kritik me ekzekutivin për “ruajtjen e tepsisë”, siç e konsideron ai në statusin e bërë. Madje, thotë se qeveria po e ruan tepsinë me fanatizëm.

“Arritja me e madhe e 100 diteve te qeverisjes eshte ruajtja e tepsise ! Ca qeveritaru-ce kanë harru se kush i ka sjelle e mban ne pushtet ! Gezuar Baftjar !”, shkruan Ndreu në facebook.

Një kritikë kjo dhe për ekzekutivin që po ecën me hapa breshke për reformën në administratë.