AKTUALITET, 6 Janar 2018, 18:28

24 orë në ndjekje, kapet në Malin e Zi gomonia ku u gjetën 28 kg drogë

24 orë në ndjekje, kapet në Malin e Zi gomonia ku u gjetën

24 orë në ndjekje! Forca policore nga tre shtete të ndryshme: Shqipëri, Itali dhe Mali i Zi.

Kapet pas 24 orësh në ujërat e Malit të Zi gomonia që u pikas dje në Karaburun me tre trafikantë në bord.

Gomonia u pikas dje në gadishullin e Karaburunit.

Në aksionin e djeshëm u gjetën të fshehura 28 kg drogë e ndarë në 5 pako.

Gomonia kishte ardhur në Vlorë për tu ngarkuar me drogë, por u pikas nga autoritetet dhe u vunë në ndjekje.

Pasi u konstatua policia kërkoi ndihmën e FA, të cilët iu vunë pas gomones nga helikptore nga ajri dhe mjete lundruese. Për pak kohë ajo u zhduk deri në momentin ku pasditen e sotme u bllokua në ujërat malazeze.