TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Spartak Ngjela vendosi një “bast” me parashikimin e tij se, Arta Marku do të Prokurore e Përgjithshme me një mandat të plotë 7-vjeçar.
Duke folur në “Një javë” me Nisida Tufën në “News 24”, Njela komentoi situatën politike në vend dhe zgjedhjen e kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme.
Ai ka cilësuar si një lojë shahu Reformën në Drejtësi, duke e cilësuar si “mbretëreshë” kryeprokuroren e re.
“Arta Marku do të bëhet Prokurore e Përgjithshme. Dhe ajo ka një test, kurajoja dhe moraliteti. Unë ju thashë që këta kanë marrë “mbretëreshën” në lojën me drejtësinë, tani se sa do ta kalojë testin mbetet për tu parë”, tha Ngjela.