TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Terrorizon të atin, tenton ta hedhë nga ballkoni dhe e plagos rëndë atë.
Një 69-vjeçar prej disa orësh ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, pasi i biri 37 vjeç, e plagosi rëndë duke e goditur me sende të forta. Autori i dyshuar i ngjarjes, sipas Policisë, njihet si person me probleme me shëndetin mendor dhe herë pas here bëhet agresiv me familjarët.
Nëse nuk do të ndërhynin familjarët, ai do e kishte hedhur nga ballkoni, nga kati i tretë ku ata banojnë në rrugën “Sokrat Miho”, në Tiranë.
Burime nga Policia thanë se autori i ngjarjes është Florian Rica, i cili është arrestuar menjëherë pas krimit nga shërbimet e Komisariatit nr.6. Ndërsa, babai i tij, Mhill Rica, 69 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në spital
Pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij duket disi më e stabilizuar.