TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rovena Dilo ka shfaqur ‘revoltën’ e saj për orarin e vendosur nga televizioni shqiptar për filmin “Ti mund të më quash Xhon” ku ajo është protagoniste.
Këngëtarja, e cila luan për herë të parë në një film, është në rolin e një nënë e cila llaston së tepërmi të bijën ( një rol që interpretohet nga Nevila
Shtylla, ndërsa bashkëshorti i saj në film është aktori Genti Kame.
Por Rovena ka pakënaqësi lidhur me orarin e transmetimit të serialit në 12:00 të natës, një orar me pak audiencë. Këtë shqetësim e ka shprehur nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan: Këtu e tre ditë më mundon një pyetje!! Pse seriali “Ti mund të më quash XHON” transmetohet në 12 të natës! Një premierë në 12 të natës…për kë transmetohet? Mos ndoshta kanë filluar të shohin seriale lakuriqët e natës…!!!???’’- shkruan këngëtarja.