TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Panathinaikos është në krizë të plotë financiare dhe rrezikon rënien nga kategoria për mosshlyerje detyrimesh ndaj lojtarëve. Por kjo duket se nuk shqetëson aspak Ergys Kaçen, i cili raportohet se ka festuar me kuptimin e plotë të fjalës, sapo ka mësuar se klubi që ka fituar 20 herë titullin kampion në Greqi, kërkonte shërbimet e tij si pjesë e marrëveshjes së transferimit të Moledon.
Sipas mediave greke, futbollisti shqiptar ka shprehur menjëherë pëlqimin e tij për t’u bërë pjesë e klubit të Panathinakos, edhe pse te PAOK i kanë shpjeguar se situata te të gjelbrit nuk ishte ndër më të mirat e mundshme.