AKTUALITET, 6 Janar 2018, 14:17

Kapet rreth 700 kg kanabis në Skrapar, arrestohet poseduesi i lëndës narkotike

Kapet rreth 700 kg kanabis në Skrapar, arrestohet poseduesi i

Sekuestrohet një sasai e konsiderueshme droge në Skrapar. Disa thasë të mbushur me kanabis janë gjetur nga policia e Skraparit në një zonë të pyllëzuar. Lënda narkotike është gjetur në fshatin Ujanik, pas kontrollin të ushtruar nga polcia në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë”.

Aksioni u krye në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore të Policisë në Berat.  Në një zonë të pyllëzuar në dy vende të ndryshme u zbulua 697 kg kanabis, e futur në thasë. Pas veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj.