AKTUALITET, 6 Janar 2018, 16:01

Donald Trump: Jam shumë i zgjuar, në fakt jam një gjeni...

Donald Trump: Jam shumë i zgjuar, në fakt jam një gjeni...

Presidenti Donald Trump, ka habitur me një seri postimesh në Twitter, ku e ka quajtur veten e tij shumë të zgjuar, madje një gjeni.

Ditët e fundit ka patur një furtunë në Shtëpinë e Bardhë, pas publikimit të librit "Zjarr dhe Zemërim", ku përshkruhet Presidenca kaotike e Trump dhe mendimi i këshilltarëve të tij për intelektin jo shumë të spikatur të Presidentit. Ditën e sotme, Trump ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme për t'u përgjigjur, duke lavdëruar veten.

Postimi i Presidentit të SHBA-së:

" Në fakt, gjatë të gjithë jetës time, dy asetet e mija kryesore kanë qenë stabiliteti mendor dhe të qenurit shumë i zgjuar. Hillary Clinton u përpoq të luante kartën e saj, por u dogj. Unë kam qenë një biznesmen SHUMË i suksesshëm, më pas një yll i televizionit dhe në fund Presidenti i SHBA-së (që me kandidimin e parë). Kjo më kualifikon jo vetëm si një njeri të zgjuar por si një gjeni...një gjeni me stabilitet të lartë".

/TPZ.AL/