TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Ankonan, ku një baba shqiptar vrau të birin e tij 5 vjeç.
Shqiptari nga Maqedonia Besart Imeri pranoi vrasjen e të birit vetëm pak orë pas ngjarjes, duke thënë vetëm pak fjalë: “Ndjehem keq, kam më shumë se 1 vit që nuk marr ilaçet.”
E ndërsa mediat italiane shkruajnë se një tjetër shkak që mund të ketë çuar në kryerjen e aktit të rëndë është heqja nga puna 6 muaj më parë si saldator.
Pasditen e të enjtes, Besart Imeri i thotë bashkëshortes së tij Sevime se do të nxirrte djalin për një shëtitje, edhe pse jashtë ishte shumë ftohtë dhe dëbora kishte zbardhur rrugët. Babë e bir hipin në makinë, por vetëm pak çaste më pas, Besarti thërret për ndihmë, pasi djali nuk ndihej mirë. Ambulanca erdhi në çast por për Hamidin ishte tepër vonë.
Që në momentin e parë hetuesit italianë dyshuan për vrasje, pasi 5-vjeçari kishte shenja dhune në qafë. Babai vrasës do të përballet tashmë në gjykatë me akuzën e vrasjes me paramendim.
E ndërsa babai i Besartit, Bajrami, rrëfen për “Corriere Della Sera” se djali i tij “nuk ka qenë kurrë një person i dhunshëm, por nga herë pas here kishte luhatje të mëdha, sikur i erreshin sytë”.