AKTUALITET, 6 Janar 2018, 18:13

Ngjela: Amerikanët shohin Fatmir Xhafajn si kryeministrin e ri

Ngjela: Amerikanët shohin Fatmir Xhafajn si kryeministrin e ri

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur për procesin e reformës në drejtësi dhe ndikimi amerikan në këtë çështje.

Ngjela ka treguar mes të tjerave se nëse do të largohet Edi Rama, njeriu i preferuar nga amerikanët për kryetar qeverie është Fatmir Xhafaj.

Sipas Spartak Ngjelës, Fatmir Xhafa e kaloi me sukses provën, pasi nuk e zvarriti reformën në drejtësi.

“Kë do donte Amerika si kryeministër të drejtësië kjo është çështja… Më afër nga qeveria Rama sot mua më rezulton Fatmir Xhafaj që ka përkrahjen e Uashingtonit. Nuk e shfaq, por ka mbështetjen e SHBA. Ai i ka dhënë provat që nuk e zvarriti reformën. Të gjithë e kanë kuptuar që ai është më afër dhe bravo i qoftë se e ka merituar”,- u shpreh Spartak Ngjela.