TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tragjedi rrugore në Bergmaska. Një shqiptar 21-vjeçar ka mbetur viktimë e një aksidenti të ndodhur në Breshia të Italisë këtë të shtunë, raportojnë mediat lokale.
Ai ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në autostradën “469” në Sarnico, pak pas orës 11:00.
I riu udhëtonte i vetëm me një makinë tip “Citroen C2” që u përplas me një “Skoda”, që drejtohej nga një 63-vjeçar italian. Pasagjerë në këtë automjet ishin prindërit e 63-vjeçarit, përkatësisht 90 dhe 87 vjeç.
E ëma 87-vjeçare ka mbetur e plagosur rënë dhe është transportuar me helikopter në spitalin e Kiarit. Ndërsa 90-vjeçari dhe 63-vjeçari janë jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht dëmtimeve të marra.
[gallery ids="51819,51820,51821,51822"]