TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, doli në një konferencë për shtyp, 18 minuta me vonesë nga njoftimi që kishte bërë. Ai bëri publike një dokument të Prokurorisë së Katanias, që sipas tij tregon që nuk ka qenë nën hetim për asnjë moment, për çështjen “Habilaj”.
Por gjatë pyetjeve të gazetarëve, për përjashtimin e tij nga Partia Socialiste, Tahiri lëshoi një kërcënim indirekt për kryeministrin Rama.
Tahiri: Unë sdua të dalë nga kjo histori, si një njeri që po i falin burgun. Unë dua të bëhet e vërteta. Jam i gatshëm të përballem me çdo pasojë. Deputetët e Partisë Socialiste do të mbrojnë një qëndrim që ka me të vërtetën. Me Partinë Socialiste, mua më bashkojnë disa vlera, prej të cilave nuk më përjashton dot njeri./TPZ.AL/