AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 13:05

Tahiri në konferencë, vërshojnë komentet nga mbështetësit: "Njësh, respekte, gjigand"

 

Saimir Tahiri ka dalë, ditën e sotme në një konferencë për shtyp, sipas tij për të paraqitur prova se ai nuk është trafikant droge. Konferenca e Tahirit transmetohej LIVE edhe në facebook-un e tij, ku kanë vërshuar një lumë lavdërimesh dhe komplimentash. Komentuesit i drejtohen Tahirit me fjalët, "gjigand, njësh, respekte". Duket se për ta, Saimir Tahiri është i pafajshëm dhe nuk ka nevojë as për hetim, lidhur me dyshimet se ai mund të ketë qenë bashkëpunëtor i bandës Habilaj, në trafikun e drogës.

/TPZ.AL /