AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 12:52

Syze 10 mijë dollarë?! Tahiri i përgjigjet akuzave të Berishës

Syze 10 mijë dollarë?! Tahiri i përgjigjet akuzave të

‘Syzet e Saimir Tahirit kushtojnë mbi 10 mijë dollarë’. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha një ditë më parë, duke theksuar se ja kishin bërë dhuratë ‘Habilajt’, grupi i trafikut të drogës ndaj të cilit prokuroria thotë se është i përfshirë edhe Tahiri.

Por, ditën e sotme, në një konferencë për mediat, ish-ministri i Brendshëm Tahiri e ka mohuar këtë pretendim, duke i cilësuar si banale këto akuza. “Asgjë në pasurinë nuk kushton aq sa thotë Sali Berisha, kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme. Më duket shumë banale për ta vazhduar këtë bisedë”. -tha Tahiri.