AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 12:30

Tahiri: Llumi i 25 viteve po bie mbi mua

Tahiri: Llumi i 25 viteve po bie mbi mua

Në konferencën për shtyp, një ditë para se të votohet në kuvend për heqjen e imunitetit ndaj tij, Saimir Tahiri tha se mbi të po hidhet llumi i 25 viteve, i politikës shqiptare.

“Mbi mua po bie llumi i 25 viteve të politikës shqiptare dhe politikanëve që nuk kanë lënë njeri të farefisit, pa e bërë milioner dhe pa e pasuruar. Analistë e politikanë, nuk lënë rasta pa dalë nëpër media e banakë, për të hedhur llumin e akumuluar këto ditë, mbi mua, por ju them edhe njëherë, që do t’ia dal. Do t’ia dal i vetëm dhe pa mbështetjen e përfshirjen e politikës. Unë vetë jam angazhuar maksimalisht që të zbardhet një orë e më parë e vërteta e llumit që po bie mbi mua. Do të bëj gjithçka që kjo histori të mos ngecë në kanalet e ndryshkura të drejtësisë, por të dalë në dirtë, për të gjithë qytetarët”, tha Tahiri në daljen para gazetarëve.