AKTUALITET, 18 Tetor 2017, 12:32

PD-LSI kërkojnë largimin e Edi Ramës: Lidhi krimin me shtetin

PD-LSI kërkojnë largimin e Edi Ramës: Lidhi krimin me shtetin

Pas përfundimit të takimit të paralajmëruar të partive opozitare, për të diskutuar në lidhje me publikimin e fakteve nga dosja ‘Habilaj’,  PD-LSI kanë dalë me një komunikatë të përbashkët, ku kanë theksuar krijimin e një fronti opozitar, për t’i bërë ballë të keqes.

Në deklaratë theksohet se nga faktet e publikuara ditët e fundit, provohet tërësisht kriminalizimi i zgjedhjeve, çka ka vënë demokracinë në vend, në një udhëkryq të madh.  PD-LSI etiketojnë kryeministrin Rama si njeriun që lidh krimin me shtetin dhe kërkojnë largimin e tij të menjëhershëm, në mënyrë demokratike.

Gjithashtu, deklarata e frontit opozitar i drejtohej edhe Prokurorisë së Përgjithshme, të cilës si kërkohej që të niste menjëherë hetimet në ngarkim të ish ministrit Saimir Tahiri, si dhe të hetojë lidhjet e ministrave të tjerë me krimin.