TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot në orën 11:00, është mbledhur tryeza opozitare mes përfaqësuesve të lartë të PD-së dhe atyre të LSI-së. Qëllimi i kësaj tryeze ishte bashkërendimi i veprimeve, në kuadër të publikimit të dosjes ‘Habilaj’, ku implikohet ish ministri dhe aktualisht deputeti, Saimir Tahiri.
Në takimin mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit janë të pranishëm edhe Oerd Bylykbashi, Genc Strazimiri, Edmond Haxhinasto dhe Petrit Vasili, si dhe kryetarët e partive të vogla opozitare parlamentare dhe joparlamentare.
Deri tani, asnjë nga të pranishmit në mbledhje nuk ka dhënë detaje mbi atë çfarë është biseduar dhe qendrimin e radhës, të opozitës, në lidhje me dosjen ‘Habilaj’ dhe implikimin e Saimir Tahirit.
Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ishin mbrëmjen e së martës në selinë e Partisë Demokratike për një takim me Lulzim Bashën dhe Edmond Spahon. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 40 minuta.
TPZ.AL