AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 18:18

Sherr në Laç, tre të plagosur. Kapet autori

Sherr në Laç, tre të plagosur. Kapet autori

Tre persona janë plagosur në dalje të qytetit të Laçit pas një sherri të çastit. Sipas raportimeve të para policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin e krimit.

Sherri ka ndodhur mes dy grupeve por ende nuk dihen motivet e sakta të konfliktit. Ngjarja ka alarmuar banorët dhe bizneset, ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në qytet deri në qartësimin e situatës.