TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e re e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka një agjendë të ngjeshur.
Herë e shikon të në bazën e helikopterëve në Farkë, herë në tunelet e Selicës, më pas duke gatuar për personelin një anije ushtarake, dhe ditën tjetër duke përuruar një urë në Spathar të Gramshit.
Sot, Ministrja simpatike hipi në një prej autoblindave të dhuruara nga Qeveria dhe ushtria amerikane.
“Një vizitë e veçantë sot në Forcën Tokësore ku mirëprita ftesën, që Qeveria e SHBA, përmes Ambasadorit Lu më bëri për një vizitë në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në muajin Janar.
Armatimi i ri i sofistikuar sipas standardit të NATO-s, paketa e automjeteve të blinduara transportit të përftuara nga programi i ndihmës amerikane, roboti amerikan për shkatërrimin e eksplozivëve, si dhe kostumet për mbrojtjen nga bombat, të gjitha të ofruara si ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të armëve dhe pajisjeve moderne, që po ju shtohen përditë inventarit të armatimit dhe të pajisjeve të Forcave tona të Armatosura, kanë ndryshuar cilësisht realitetin e përditshmërisë së punës të ushtarakëve tanë si dhe kanë rritur së tepërmi performancën e tyre”, shkruante ministrja në faqen e saj zyrtare në Facebook”.
[gallery ids="17449,17448,17450,17451,17452,17453,17454,17455,17456"]
TPZ.AL