AKTUALITET, 6 Nëntor 2017, 18:55

Monika Kryemadhi nis aksionin antimafia: Nuk ka më kthim prapa!

Monika Kryemadhi nis aksionin antimafia: Nuk ka më kthim prapa!

Përmes një spoti të publikuar në rrjetet sociale kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar nisjen e protestave masive dhe rrëzimin e qeverisë. Mesazhi politik është në sinkron me ato të Partisë Demokratike.

Ky është një aksion për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët, prandaj ne si LSI e kemi marrë këtë vendim, marshimin tonë politik për të çliruar shqiptarët nga makthi i drogës; i krimit; i varfërisë, i papunësisë dhe i pabarazisë.

Ekonomia shqiptare është e sëmurë nga varfëria, nga korrupsioni galopant.

Ky është vetëm fillimi i fundit të saj. Sot gongu ra. Është emergjencë kombëtare i një qeverie të re, një qeveri antimafia që rikthen stabilitetin.

Asnjë njeri nuk mund blejë dot zemrën, shpresën dhe pasionin e një anëtari të LSI-së dhe një votuesi të Lëvizjes Socialiste për Integrim!”, thuhej në mesazhin e përmbledhur të Konventës Kombëtare të LSI-së.

TPZ.AL