AKTUALITET, 6 Nëntor 2017, 19:56

Olsi Rama implikohet në futboll, përflitet emërimi i tij si drejtor i Partizanit

Olsi Rama implikohet në futboll, përflitet emërimi i tij si

Përveç ndryshimeve në stafin teknik, tek Partizani pritet që të ketë ndryshime dhe në. stafin drejtues.

Pjesë e stafit drejtues të Partizanit pritet që të bëhet nje emër i njohur si Olsi Rama.

Lajmi eshte zbuluar nga gazetari Fation Shehu në emisionin Rubrika Sportive në RTSH, i cili tha se Moxhi ka nisur një bashkëpunim me Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubit te Partizanit.

“Vendimi për të larguar trajnerin Iuliano është marrë nga Moxhi dhe po ashtu riemërimi i Sulejman Starovës në krye të pankinës është po vendim i Moxhit, i cili po bën ndryshime.

Nga informacionet që kam, Drejtori i Partizanit ka nisur një bashkëpunim edhe me një ish-sportist. Bëhet fjalë për Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubi. Do të jetë Drejtor i Përgjithshëm. Moxhi po kërkon një riformatim të klubit dhe një bashkëpunim sa më të gjerë”, u shpreh Fation Shehu.

Ndërkohë emrin e Olsi Ramës dhe miqësinë së tij me Gaz Demin e kemi dëgjuar shpesh nga akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha./TPZ.AL/