AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 16:48

Nxënësit shkojnë të armatosur në shkollë, kërcënojnë shokët me pistoletë e thika

Nxënësit shkojnë të armatosur në shkollë,

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Kishnarek të Komunës së Drenasit, në shkollën fillore “7 Marsi”.

Sipas dëshmitarëve, një nxënës i klasës së 7-të kishte ardhur në shkollë me revole dhe i njëjti ka kërcënuar disa nxënës të kësaj shkolle.

Përveç këtij të mituri që ishte me armë, dëshmitarët kanë treguar për Indeksonline se kanë qenë edhe dy persona të tjerë të pajisur me mjetë të ftoftë (thika).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, mirëpo ende nuk dihen detajet tjera lidhur me këtë kërcënim.