TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me anë të deputetëve të zonave të ndryshme, PD ka treguar se mijëra nxënës kanë braktisur bankat e shkollës.
Burime pranë Partisë Demokratike kanë bërë më dije se janë 16 deputetë që janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.
“Jane 16 deputete te PD ne te gjithe shqiperine, nga veriu ne jug qe po nxjerrin ne pah perkeqesimin e arsimit vit pas viti. PD ka evidentuar 133 shkolla te mbyllura, por drejtorite arsimire dhe ministria e arsimit nuk kane dhene akoma informacion per numrin e sakte te shkollave te mbyllura dhe braktisjes se shkollave nga nxënësit”, shtojnë burimet.
Ndërkohë deputetët që janë shpërndarë kanë treguar dhe shifrat e shkollave të mbyllura.
NJOFTIMET NGA PD PËR MBYLLJEN E SHKOLLAVE
Deputetja Dhurata Cupi denoncon ne diten e pare te nisjes se mesimit, mungesen e 35 nxenesve ne Patin te Klosit. Se bashku me kryetarin e kesaj Bashkie zonja Cupi thekson se mungesa e kushteve ekonomike ka bere qe dhjetra nxenes te mos nisin sot mesimin.

Deputetet e qarkut te Elbasanit Endri Hasa dhe Luciano Boci ishin sot ne shkollen e Bradasheshit, shkolle e cila ka kushtuar mbi 2 milione euro por qe sot ishte e mbyllur. Deputeti Hasa tha se banoret po largohen per shkak te kushteve te renda ekonomike dhe sociale. Deputeti Boci tha se shkolla e mesme Bradashesh e destinuar per femijet eshte dhene me qera per klientelen e qeverise.

Deputetja Lindita Metaliaj denoncon mbylljen e 9 shkollave ne qytetin e Lezhes. Nga Fishta zonja Metaliaj thekson se Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe te ardhmen e vendit, por bashkeqeverisjen me bandat.
Deputeti Klevis Balliu denoncon mbylljen e 7 shkollave ne Pogradec. Largimi masiv i banoreve, kushtet e renda ekonomike dhe sociale, jane arsyet e mbylljes se tyre
Nga Dajci ne Shkoder deputetja Izmira Ulqinaku tregon arsyen e mbylljes se shkollave fillore dhe te mesme. Edhe ne veri te Shqiperise, denoncohet mosfillimi i vitit te ri shkollor per qindra nxenes, ndonese nje vit me pare mesimi vijonte normalisht.
Deputeti Xhemal Gjunkshi denoncon: “Rilindja” e arriti qëllimin , të shpopullojë fshatrat duke i degdisur. Janë me dhjetra shkolla që nuk do të hapen për të pritur nxënësit këtë vit , si në Sllovë , Kala të Dodës (Kallë ), Çidhën(Rrethas , Laças , Renx) , Luzni , Melan ( mbyllet në Trepçë , ndërsa e Rabdishtit zhvendoset në Bellovë).Janë mbyllur shkollat e Shimçanit, Bahutes e Limnjanit. Janë pothuajse të gjitha shkollat të pa rikonstruktuara, të pa lyera , pa xhama e me tavane të rëna.
Deputetja Jorida Tabaku ishte ne zonën e Zallherrit ku theksoi se Qeveria me një vendim te pa konsultuar me prindërit ka vendosur qe ne gjitha zonat e Priskës se Vogël te mbyllen. Këto shkolla tha Tabaku nuk kane asnjë investim duke detyruar prindërit që të zhvendosin fëmijët e tyre ne shkolla me te largëta.
Tabaku ishte në një tjetër zone te Zallherrit, ku mbi 85 nxënës do te detyrohen te mos vijojnë mësimin ne shkollën ekzistuese ne Pinar, duke u zhvendosur 7 km me larg, ne qendër te njësisë administrative.
“Jemi këtu ne Shkollën e Pinarit e para e kësaj zone e hapur prej 47 vitesh. Për ketë shkolle një banor i Pinarit ka dhëne token e tij dhe mjetet e tij financiare. Është një zone e bekuar nga Zoti por e harruar nga qeveria. Është një zone qe nuk ka pare investime ne 5 vitet e fundit ku po i detyron fëmijët e zonës te shkojnë deri ne 7 km me larg, ne qendër te Zallherrit, me rruge te pashtruar, pa kushte, pa i njoftuar. I kane njoftuar ditën e premte qe do te spostohen mësuesit dhe nxënësit. Banoret thonë se nuk kane pare një administrator lokal prej muajsh dhe asnjë përfaqësues lokal, përveç atyre qe mbarojnë bizneset e veta. Mësuesit e zonës ishin duke protestuar ne zonën e Zallherrit”, ka thënë Tabaku.

