TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria ka marrë përgjigje nga Mali i Zi, lidhur me udhëtimin e ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me jaht drejt Italisë, në verën e vitit 2017.
Sipas News 24, në letërporosi zbulohet data, orari i nisjes dhe detaje të tjera lidhur me këtë udhëtim. Jahti me të cilin udhëtoi Tahiri, është në pronësi të një shtetasi shqiptar.
Në letërporosi zbulohet gjithashtu se kush e shoqëronte ish ministrin e brendshëm në këtë udhëtim.
Mësohet se prokuroria do të lëshojë fletëthirrje për personat që udhëtuan me Tahirin.
Kujtojmë se ish Ministri i Brendshëm, është nën hetim nga prokuroria dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës sëbashku me kushërinjtë e tij, anëtarë të bandës Habilaj.
/TPZ.AL/