TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas pezullimit të 16 mësuesve të fshatit Çermë në Lushnjë ka ardhur reagimi i Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sportit.
MAS shpjegon se në bashkëpunim me prokurorinë e Lushnjës ka ndjekur me seriozitet situatën deri në pezullimin e 16 mësuesve në shkollën 9-vjeçare të fshatit Çermë e Sipërme në Lushnje.
Më tej sqaron se mbështet vijimin e hetimit nga organet ligj-zbatuese dhe siguron se për nxënësit e shkollës nuk do të ketë asnjë pengesë për të vijuar normalisht procesin mësimor.
Sqarimi i Ministrisë së Arsimit
Bazuar në kallëzimin e bërë gjatë viteve 2010-2013 se në shkollën 9-vjeçare Çermë e Sipërme ka pasur regjistrime fiktive, Prokuroria e Lushnjës ka regjistruar procedimin penal për “Falsifikimin e dokumenteve shkollore”.
Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh për këtë rast duke kërkuar sot nga gjykata pezullimin e 16 mësuesve.
Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnje duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.
Ministria e Arsimit mbështet vijimin e hetimit nga organet ligj-zbatuese dhe siguron se për nxënësit e shkollës nuk do të ketë asnjë pengesë për të vijuar normalisht procesin mësimor.
Ftojmë prindërit, mësuesit dhe nxënësit të denoncojnë çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar në sistemin tonë arsimor.
Pezullohen nga puna 16 mësues të një shkolle në Lushnje, gjykata nis hetimin: Ja pse akuzohen
Pezullohen nga detyra 16 mësues të shkollës 9-vjeçare në Çerme e Siperme të Lushnjes.
Kërkesa për pezullimin e tyre kishte ardhur nga Prokuroria e cila i akuzon për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. TPZ. AL