AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 16:12

Atentati me tre viktima që tronditi Tiranën, burg për jetë për të pandehurit

Atentati me tre viktima që tronditi Tiranën, burg për jetë

Jepet pretenca për të pandehurit në gjyqin mbi vrasjen e trefishtë tek bulevardi “Zogu i Parë.” Prokuroria kërkon burg për jetë për Salvatore Letizia, 24 vite burg për Klevi Doçin dhe 34 vjet burg për Markeljan Docin.

Krimi i rëndë ndodhi më 27 maj 2015 dhe nga përplasja me armë mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ishte arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në Tiranë ishte vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që kishet vazhduar në Hollandë, në Prill 2015 e, më tej, u shoqërua me ngjarjen për të cilën u akuzuan tre të pandehurit.