AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 15:16

100 mijë euro kokainë, shqiptari tenton t'i ikë policisë me 150 km në orë

100 mijë euro kokainë, shqiptari tenton t'i ikë

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar në Ankona, i cili mbahej nën vëzhgim prej kohësh, pasi merrej me shitje të lëndëve narkotike.

Sipas medias italiane, “centropagina.it”, shqiptari i arrestuar është një 34-vjeçar me iniciale E.D.

Pasi u ndalua, policia ka sekuestruar 2,5 kg kokainë, e cila nëse do të shitej në treg, do kapte vlerën e 100 mijë eurove. Shqiptari ka tentuar t’i largohet policisë me makinën tip “Pegout”, i cili po lëvizte me shpejtësi 150 km/h, por nuk ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes së policisë.

Pas arrestimit, policia italiane ka vijuar kontrollet në banesën ku jetonte shqiptari, ku u gjetën dhe u sekuestruan 500 euro dhe disa prova komprometuese. Shqiptari është dërguar në burgun e “Montacuto” deri në pritjen e dhënies së dënimit nga drejtësia e vendit fqinj.