AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 15:56

Panuçi padit sërish Nishanin, i kërkon 100 mijë euro

Panuçi padit sërish Nishanin, i kërkon 100 mijë euro

Trajneri i Kombëtares shqiptare Kristian Panuçi kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Panuçi paditi ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin disa ditë më parë, i cili e quajti trajnerin “sharlatan” pas humbjes që Shqipëria mori nga Kosova. Por padia e parë u cilësua si jo e rregullt nga Gjykata dhe nuk u pranua.

Por sot tekniku i kuqezinjve i ka paraqitur një padi të re Gjykatës, të cilën gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të rregullt dhe i ka bërë thirrje palës së paditur që të përgatisë mbrojtjen .

Në përfundim të mbledhjes së të gjitha provave dhe argumenteve do të zhvillohet dhe seanca gjyqësore që do të caktohet nga gjyqtarja Anila Karanxha.