AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 13:20

Meta takon Papa Françeskun në Vatikan: Jam shumë i lumtur dhe i nderuar nga audienca e veçantë

Meta takon Papa Françeskun në Vatikan: Jam shumë i lumtur dhe i

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Atin e Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan.

Ky lajm bëhet i ditur nga vetë Meta nëpërmjet një postimi në profilin e “Facebook”, ku shkruan se ndihet i lumtur nga mikpritja e veçantë me Atin e Shenjtë.

Postimi i plotë:

“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar nga audienca e veçantë sot me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun.

Mirënjohje ndaj përkujdesjes së Tij të veçantë dhe Selisë së Shenjtë ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, vokacionit tonë europian dhe vlerësimit të Tij ndaj lidhjeve të vjetra e personaliteteve që mbajnë fort këto lidhje, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Shenjtorja Nënë Tereza, 38 Martirët e Kishës Katolike shqiptare.

Interesi dhe vëmendja e tij ndaj modelit e bashkëjetesës paqësore dhe harmonisë fetare në mes shqiptarëve ishin pjesë e bisedës së përzemërt dhe mbresëlënëse me Atin e Shenjtë!” shkruan Meta, ndërsa ndan me ndjekësit edhe foto nga takimi me Papa Françeskun.TPZ.AL