TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme Prokuroria e Krimeve të rënda ka kërkuar 4 vite burg për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, pasi iu gjetën 300 milionë lekë të fshehura në banesë.
Gjyqtari akuzohet për korrupsion, dhe është arrestuar në nëntor të vitit 2017. Miri dyshohet se ka përfituar shumen prej 20 mije eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.
Gjyqtari ndryshoi akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. I akuzuari quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA.
Tashmë gjyqtari Shkëlqim Miri do të përballet me ndëshkimin për veprat penale që akuzohet nga prokuroria. TPZ.AL