TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karabinierët e Milanos kanë arrestuar një shqiptar 35-vjeçar shpërndarës droge, të cilit iu sekuestruan 2.5 kilogramë heroinë.
Polica e ka kapur në flagrancë me 1 kilogram heroinë me vete, ndërkohë që një sasi tjetër prej 1.5 kilogramësh iu gjet në shtëpi, bashkë me tetë mijë euro dhe gjashtë kile substancë për përzierjen e heroinës.
Shqiptari nuk ka precedentë penalë, ndonëse ishte njohur për karabinierët.
Në korrik ata e kishin ndaluar, por pa i gjetur asgjë të paligjshme në atë kohë.