AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 14:46

Polici sulmohet me thikë, plagoset rëndë agresori

Polici sulmohet me thikë, plagoset rëndë agresori

Një polic belg është sulmuar nga një burrë në parkun Maximilien këtë mëngjes në veri të kryeqytetit belg.

Polici i është përgjigjur duke hapur zjarr dhe duke e plagosur agresorin në gjoks dhe në këmbë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale të cilat citojnë zëdhënësin e Prokurorisë të kryeqytetit belg, sipas të cilit mbeten ende të panjohura shkaqet dhe motivet e gjestit.

Polici është shtruar në spital për shkak të plagëve të lehta dhe është jashtë rrezikut.