AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 11:40

Noka me protestuesit e Astirit: Veliaj ka fëmijë vetë, le të mendojë sikur t'ia lënë në rrugë/ VIDEO

Noka me protestuesit e Astirit: Veliaj ka fëmijë vetë, le të

Deputeti demokrat Flamur Noka është bashkuar me protestuesit e Astirit para Bashkisë Tiranë, për t'i bërë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj të dëmshpërblej banorët sipas kërkesës së tyre.

Noka tha se Erion Veliaj ka vetë fëmijë prandaj duhet të mendojë sikur të ishte ai në vendin e tyre e të nxirrej nga shtëpia ashtu si banorët e Astirit.

“PD është në mbështetje të këtyre qytetarëve, - tha Noka. - Kryetari i bashkisë ka fëmijë vetë. Le të mendojë sikur ta nxjerrin në rrugë.

Këta banorë askush nuk i ka dëgjuar. Dëmshpërblimi me vlerën e tregut një më një është kërkesa e këtyre banorëve.

Ata nuk janë kundër projektit, por ata nuk mund të trajtohen si qënie të dorës së dytë. Kanë të drejtën e tyre të protesonë.

Hapat e tjerë do t’i vendosë komisioni organizator i protestës, ne si PD jemi në mbështetje të tyre.” TPZ.AL