AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 10:47

Përshkallëzohet protesta, banorët e "Astirit" bllokojnë rrugën përballë Bashkisë së Tiranës

Banorët e Astirit kanë protestuar pranë ambienteve të Bashkisë së Tiranës, kundër prishjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet.

Për dhjetë ditë me radhë, qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin.

Një prej banorëve, i irrituar ka kërkuar takim me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke i kujtuar atij se po fshihet nga përballja me banorët.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën përballë godinës së Bashkisë dhe kanë hedhur vezë në drejtim të institucionit.

Disa deputetë të Partisë Demokratike, u janë bashkuar protestuesve.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/11/bashkia-1.mp4"][/video]

.