TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama pritet të dërgojë sot në Gjykatën Kushtetuese mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga presidenti Ilir Meta.
Mosdekretimi solli përplasje midis Presidencës dhe Kryeministrisë, Rama e cilësoi si krisje kushtetuese ndërsa Meta tha se nuk ishte i bindur me Lleshin, duke refuzuar dekretimin.
Kërkesa për interpretimin e Kushtetutës u paralajmërua pak ditë më parë edhe nga vetë Edi Rama, i cili vlerësoi se është e nevojshme që të shmangen precedentët me presidentët e tjerë, pasi, siç është shprehur ai, me Ilir Metën është i bindur se do të kuptohen.
Aktualisht, Kushtetuesja ka në përbërje të saj vetëm dy anëtarë. Por me dy anëtarë, praktikisht Gjykata Kushtetuese është jashtë loje. Kësisoj, kërkesa e socialistëve pritet të merret në shqyrtim vitin tjetër, kur pritet që të bëhet edhe emërimi i anëtarëve për vendet vakante që janë krijuar nga procesi i vetingut.
Socialistët deklaruan se çështjen e Lleshit do e çojnë në Kushtetuese për të shmangur përplasjen midis Ramës dhe Metës. TPZ.AL