AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 11:10

Protestuesit e Astirit-qeverisë: Shqiponjën e hoqe, por ne nuk na heq dot

Banorët e zonës së ‘Unazës së Re’ kanë lëshuar një lumë akuzash në drejtim të qeverisë teksa protestojnë para Bashkisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie për shembjen e banesave të tyre.

Me thirrje në kor; “Poshtë diktatura, shtëpitë tona janë me gjak. Turp, turp…”, protestuesit qëndrojnë para bashkisë në pritje të një takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ndërkohë ata mbajnë në duart edhe pankarta, mesazhe këto drejtuar qeverisë si dhe kryeministrit Edi Rama.

“Shqiponjën e hoqe ne nuk na heq dot”, “Lali Eri ky je fshehur?”, “Shtëpitë tona do ti mbrojmë me duart tanë”, “Dy duar për një kokë” si dhe “S’kemi frikë nga presioni i qeverisë””, thuhet në pankartat që mbajnë në duart protestuesit, të cilën shprehen se nuk do të pranojnë shembjen e shtëpive të tyre deri të dëmshpërblehen 100%.foto galeri