AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 11:20

Protestuesit e Astirit gjuajnë me vezë Bashkinë e Tiranës/ FOTO

Është tensionuar situata përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ndërsa banorët kanë nisur të gjuajnë me vezë në drejtim të godinës.

Ata kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar që të dalë.

Banorët thonë se ata do të mbrojnë me gjak banesat e tyre, dhe se kjo situatë ka krijuar terror psikologjik te fëmijët e tyre. Policia deri më tani e ka quajtur të paligjshëm protestën e tyre.

“Kemi dalë me fëmijë. Na i kanë traumatizuar fëmijët duke u thënë se do ti nxjerrin jashtë për 15 ditë. Kemi të drejta themelore. Familja, shtëpia. Ai thotë dilni në rrugë. Dhe tallet për duke na thënë që do të na japë qera për një 1 vit.

1 vit me qera këto shk**ata mbajnë dashnoret. Aty vetëm dy korsi do të ndërtohen. I pari që do të më prishë shtëpinë mua, do të jetë në gjak me mua.

I kam me legalizim me të gjitha.”- u shpreh i indinjuar një prej qytetarëve.