AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 09:11

Nga vjedhjet te pengmarrja, kush është shqiptari kreu i bandës në Itali/ EMRI

Nga vjedhjet te pengmarrja, kush është shqiptari kreu i bandës

Mbi të rëndojnë një serë akuzash, vjedhje, disa plaçkitje dhe madje edhe një rrëmbim personi.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 26 vjeçari Flori Sejdini, banor i Montecatini, është elementi kyç, madje kreu i një bande evropiane të specializuar në vjedhjeve dhe grabitjeve të kryera në disa zona në Itali.

Në 2016 banda e drejtuar prej kishte kryer një sërë grabitjesh në Altopascio dhe Ponte Buggianese. Këtë herë shqiptari akuzohet për nëntë vjedhje në shtëpi dhe apartamente, në Capannori, Lucca, Altopascio dhe tre grabitje mes Pistoia dhe Pescia. Por kundër tij ka akuza shumë më të rënda: rrëmbim dhe grabitje.

Bëhet fjalë për një ngjarje në fund të marsit, kur grupi i tij përberë nga tre banditë të maskuar hynë në vilën e një të moshuari. Për më shumë se një orë ai u mbajt nën kërcenim, ndërkohë që ata po plackisnin morën paratë dhe bizhuteritë që i përkisnin gruas së vdekur për një vlerë prej mbi 5 mijë euro. Pensionisti arriti të ikë, duke arritur vetëm me të brendshme deri në derën e fqinjëve që dhanë alarmin duke njoftuar karabinierët.

Më pas, banda që sipas policisë është po e njëjta veproi në Capannorese, në një banese tjetër. Pronari identifikoi makinën një Renaul Clio, me të cilën ikën grabitësit.

Policia i ndoqi, por ata çanë postbllokun duke aksidentuar karabinierët. Në timon, sipas hetimeve ishte Flori Sejdini.