AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 09:02

“Shqiponja vulgaritet”, Shkëlzen Berisha: Ta zëvendësojmë në flamur me një nga pikturat e Ramës

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e Edi Ramës se simboli i shqiponjës i hequr në vendin me të njëjtin emër është vulgaritet.

Shkëlzen Berisha propozon meqë shqiponja është vulgaritet, të zëvendësohet në flamur me një pikturë të Ramës.

Postimi:

Meqë shqiponja është vulgaritet, propozoj ta zëvendësojmë në flamur me një nga pikturat fine të Ramës.

Shkelzen Berisha

 TPZ.AL