TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta në Lushnjë, ndërsa në pranga ra një shpërndarës. Burime zyrtare nga policia e Lushnjës ra Sebastian Haliti, 24 vjeç.
Mësohet se gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia dhe FNSH në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme, i riu u kap në flagrancë me 15 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Si rezultat i kontrolleve u procedua penalisht dhe pasagjeri që ishte në automjet me të, shtetasi L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje.
Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Sebastian Haliti, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.